Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se ishte prezente në hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur disa fëmijë u fotografuan duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe të presidentes, Vjosa Osmani.
Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Tutje Musliu theksoi se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.
Nipi im me foto të Vjoses ?
Isha prezent gjatë ceremonisë se fotografimit.
Femijet jane të pafajshem mesueset poashtu.
Historinë s’mund ta ndryshoj adkush!
Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!