GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Musliu: Gjendja në veri mund të ndryshojë në çdo kohë, Kurti të ketë kujdes

09/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Musliu: Gjendja në veri mund të ndryshojë në çdo kohë, Kurti të ketë kujdes
Share on FacebookShare on Twitter

Dorëheqje të shumta në të gjitha institucionet e Kosovës kanë ardhur ditëve të fundit nga serbët.

4 komunat në Mitrovicën Veriore kanë mbetur pa kryetarë, pasi ata kanë dhënë dorëheqje.

Të tilla kanë ndodhur edhe në Kuvend, Qeveri, Polici, Eulex.

Kjo sipas serbëve po bëhet për shkak të vendimit për riregjistrimin e targave RKS, të cilën po e kundërshtojnë.

Ata po ashtu po kërkojnë formimin e Asociacionit.

Mirëpo, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, problemi i serbëve dhe Serbisë nuk është te targat por te plani franko-gjerman, i cili është refuzuar nga Serbia.

Ai ka thënë se nuk do ta shtyjë vendimin për targat siç po kërkohet dhe nga ndërkombëtarët, teksa ka shtuar se nuk mund të ketë prishje të raporteve me ndërkombëtarët, sidomos me Amerikën, pasi është vazhdimisht në kontakt me ta.

E, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerëson se Kurti duhet ta lë anash egon e tij dhe të bashkëpunojë me opozitën, SHBA-të dhe BE-në.Sipas saj, trazirat eventuale mund ta kthejnë shumë pas Kosovën dhe se shteti ynë nuk ia ka borxh këtë askujt.

“Kurti duhet ta lë mënjanë egon e tij ta respektojë të kaluarën e vendit tonë dhe të bashkëpunojë me opozitën, me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kurti duhet ta evitojë përdorimin e fjalorit populist dhe të tregohet më pragmatik sepse trazirat eventuale mund ta kthejnë Kosovën mbrapa në të gjitha proceset. Këtë nuk ia ka borxh Kosova as Kurtit dhe askujt tjetër”, thotë ajo.

Deputetja Musliu paralajmëron se situata në veri mund të ndryshojë në çdo kohë dhe se atje nuk zgjidhet situata me inate politike, derisa shton se çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë.

“Situata e sigurisë në Veri mund të ndryshojë në çdo kohë, prandaj Qeveria e vendit duhet të jetë e kujdesshme në veprime. Situata në veri nuk zgjidhet me kokëfortësi dhe inate politike. Çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë. Po të zgjidhej problemi i veriut me statuse në Facebook e me video kundër opozitës, sot nuk do të ishim ku jemi tani”, deklaron deputetja e PDK-së për Gazeta Blic.

ShareTweetShare
Previous Post

Fifi e Markeli na ‘dehin’ në magjinë e projektit të tyre

Next Post

Aktivisti i VV-së mesazh ndërkombëtarëve: Nëse ju pëlqen Zajednica, bëjeni në vendet tuaja

Next Post
Aktivisti i VV-së mesazh ndërkombëtarëve: Nëse ju pëlqen Zajednica, bëjeni në vendet tuaja

Aktivisti i VV-së mesazh ndërkombëtarëve: Nëse ju pëlqen Zajednica, bëjeni në vendet tuaja

Lajmet e fundit

Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

14/05/2025
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

14/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

14/05/2025
Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

14/05/2025
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

14/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.