Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka pasur shumë kritika për Qeverinë Kurti, posaçërisht për mënyrën se si e ka menaxhuar çështjen e veriut të Kosovës.
Në fakt, Musliu e ka kritikuar ashpër edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Më saktësisht, Musliu e ka komentuar në mënyrë kritike furnizimin me byrekë të policisë së Kosovës në veri nga ana e ministrit Sveçla.
“Shkon Xhelal Sveçla mbledh byreka nëpër byrektore të Mitrovicës e i ushqen me byreka dhe mundet me t’i helmu krejt policinë atje”, tha ajo në RTV Dukagjini.