Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj kane vendosur ne foltoren e Kuvendit të Kosovës emblemën e UÇK-së.
Para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani.
“Në orën 12:00, presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.