Analisti politik, Ime Mushkolaj, ka rikujtuar zakonin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili është kritikuar ashpër për vizitat e tij të shpeshta në Amerikë.
Mushkolaj me anë të një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Latifit që të jap dorëheqje e të kthehet në SHBA.
Madje sipas tij, ky vendim do ta ndihmonte edhe Latifin, edhe vet Kosovën.
“Sa ma parë që ministri i Shëndetësisë kthehet në Amerikë, aq ma shumë i ndihmon edhe vetes, edhe ne. Le të merret me punë shkencore, se për ministër s’është kërkah”, ka shkruar ai.