Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar në Facebook, pas intervistes së presidentes Vjosa Osmani në RTK
Statusi i tij :
Skandal pas skandali!
Presidentja Vjosa Osmani po mendon se jemi analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha ajo për RTK’në. Presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe dimë të lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti.
/Gazeta Papirus/