Të martën mbrëma u sulmua në Prishtinë gazetari, Valon Syla. Ai u godit nga tre persona të dyshuar, të cilët u arrestuar të nesërmen nga Policia e Kosovës.
E për këtë akt brutal ndaj Sylës reaguan të gjithë, përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo heshtje pothuajse dy ditore e shefes së shtetit karshi sulmit ndaj Sylës po cilësohet si e turpshme nga ana e analistit politik, Imer Mushkolaj.
Duke folur për Osmanin, ai shkroi në Facebook se “turpi ka emër”.
‘Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të hesht për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo duhet të jetë presidente e të gjithëve, pra edhe e Valonit, pavarësisht a pajtohet me opinionet e tij. Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër”, ka thënë Mushkolaj.