Analisti politik, Imer Mushkolaj ka publikuar një faturë, ku shihet se rreth 73 euro kanë kushtuar 17 librat e klasës së katërt në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një pstimi në Facebook, ai ka shkruar seQeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro, 50 për tekste, e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste.
Tutje Mushkolaj ka shkruar se nuk e di se si e ka llogaritë qeveria që me 7 eurot e mbetura me i ble materialet shkollore.
Prindërit duhet të aplikojnë në platformën e-Kosova, që të subvencionohen me këto mjete.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kjo është fatura e 17 teksteve të klasës IV. Kanë kushtuar 73 euro. Qeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste, e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste. S’di qysh e ka llogaritë qeveria që me 7 eurot e mbetura me i ble materialet shkollore.