Janë zbardhur përgjimet që kanë fundosur bandën italo-shqiptare të trafikut të drogës. Anëtarët e grupit kriminal në komunikimet e tyre të vazhdueshme kishin përdorur një gjuhë të koduar, për sasinë dhe llojin e lëndës narkotike.
Më poshtë, lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura në komunikimet mes anëtarëve të grupit kriminal:
-Simboli “S” tregonte lëndën narkotike marijuanë me origjinë nga Spanja.
-Për kokainën përdorej simboli “H”.
-Fjala “Tym” ose “çokollatë” përdorej për substancën narkotike të llojit hashash.
-Fjala “copë” përdorej për të treguar një gram.
-Fjala “pako” përdorej për të treguar një kilogramë.
-Fjala “lekë” përdorej për të treguar monedhën në euro.
-Fjala “mushka” përdorej për të treguar korrierin i ngarkuar me transportin e lëndës narkotike.
“Në fletoren e sekuestruar janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotikepër periudhën 7 Mars 2016 deri më 29 Nëntor 2016. Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar me fjalë dhe simbole për llojin dhe sasinë e drogës.
Renato Zefi dhe Gjergj Zefit i është dorëzuar në 2017-ën nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 12 kilogramë kokainë me vlerë rreth 200 mijë euro.
Po ashtu shtetasi Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga kanë importuar 67 kilogramë kanabis sativa në 2015-ën dhe 2018-ën. Nga përgjimet telefonike të kryera ndaj shtetasit Alfred Luli rezulton se në 2017-ën ai kishte shitur lëndë narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Rexhep Dallupi”-thuhet në një faqe të dosjes hetimore.
Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.
21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri
- Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
- Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
- Emirjan Beu (Nga Durrësi)
- Dorian Beu (Nga Durrësi)
- Syrjan Tola (Nga Durrësi)
- Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
- Ramazan Grada (Nga Durrësi)
- Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
- Gjergj Zefi (Nga Durrësi)
- Renato Zefi (Nga Durrësi)
- Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
- Alfred Luli (Nga Tirana)
- Gjergji Luli (Nga Tirana)
- Saimir prenga Nga Tirana)
- Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
- Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
- Ilir Duro (Nga Tirana)
- Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
- Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
- Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
- Enkeleda Bakalli, vetmja në ‘arrest shtëpie’ (Nga Durrësi)
Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit.