Ish-tenisti Andy Murray e ka cilësuar futbollistin kosovar, Granit Xhakën, si një prej atletëve më të mirë në botë.
Ai, në formë shakaje, zgjodhi Xhakën si ikonën sportive të Bazelit në vend të Federerit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Aargauer Zeitung, ai tha: “I dërgova një mesazh Rogerit, kur zbrita në Bazel dhe i thashë: “Sapo kam prekur qytetin e një prej sportistëve më të mëdhenj në botë: Granit Xhakës”.
“Unë e di që Granit Xhaka është nga këtu, unë jam një tifoz i madh i Arsenalit. Xhaka po luan vërtet, shumë mirë këtë sezon. Ai shënoi një tjetër gol të mrekullueshëm të dielën”.