Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve është mënyra më e mirë për të përmbyllur shtetësinë e Kosovës dhe për ta bërë një shtet funksional – teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur administrata Trump.
Sipas tij, kjo ide, që deri më tani është refuzuar, mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për raportet Kosovë-Serbi dhe për të shmangur problemet e ardhshme.
Murati sugjeron që kjo qasje do të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo ide do të ishte mirë të kthehej prej nesh. Jo të jetë imponim, mendoj që ajo është ideja më e mirë. Fatkeqësia jonë shtetërore e kombëtare ka qenë refuzimi i saj ideje. Sepse është e vetmja që e bën Kosovën funksionale. Do të thotë përmes kësaj ideje e përmbyll shtetësinë e Kosovës dhe i krijon rrethanat që me një marrëveshje të re ndërkombëtare t’i rrezo edhe ato pjesë të planit të Athisarit, e që janë problematike për funksionimin e shtetit… të cilat do të bëhen problem sidomos nëse bëhet Asociacioni.
Pra ri përcaktimi që do të përfshinte tri komunat, Leposaviqin Zubin Potokun dhe Zveçanin, pjesën serbe të tyre dhe pjesën shqiptare të Luginës së Preshevës… hajde pro e zgjidhim (problemin Kosovë-Serbi) ne prapë do të flasim ë kufij. Me Malin e Zi i cili na ka njoftë me Maqedoninë që na ka njoftë ne kemi pasur problemin me vendos”, ka thënë Murati.