Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se janë afër finalizimit të platformës për aplikimin e studentëve për shtesat prej 100 euro.
Ai tha se kjo platformë do të hapet së shpejti për aplikim.
Kategoria tjetër që do të përfitojnë nga 100 euro janë edhe studentët për të cilët jemi drejt finalizimit të platformës apo formularit për aplikim dhe do të hapet shumë shpejtë”, ka thënë Murati.
Më tutje, ai ka treguar edhe për kohën se kur pritet që të dalin shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Ai tha se këto shtesa do të dalin pas verifikimit të punëtorëve nga komisioni shqyrtues që pritet të fillojë nga java e ardhshme.