Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria që udhëheq nuk është duke bllokuar të hyrat vetanake komunale.
Ai, në seancën e Kuvendit, e sqaroi edhe gjithë procesin teksa tha se po manipulohet me ligjin për buxhetin.
“Po manipulohet se cfarë ka ligji i buxheti, MF-ja nuk ka problem me interpretime të buxhetit aty shkruan shumë mirë se të hyrat vetanake komunale nga viti 2022 barten në vitin 2023, opozita LDK-ja në këtë rast po kushtëzon barti edhe të hyrat e viteve paraprake kështu duke shkelur ligjin pasi kjo nuk parashihet në ligj”.
“Këta pikërisht për këtë e kanë bërë një amendament kur ka qenë votimi në lexim të dytë i ligjit të buxhetit dhe patën thënë që e kanë rregulluar këtë çështje tash po del që s’është ashtu. Unë kërkoj që LDK-ja nëse kërkon të zbatohet duhet të ketë amendament të ligjit, Ministria e Financave nuk është duke e blloku procesin”, tha ai.