Gazetari Baton Haxhiu e ka kritikuar ashpër RTK-në për intervistën e mbrëmshme me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Haxhiu tha se RTK e di që po bën marre, por nuk kanë më turp.
Ai tha se në intervistë duhet të jetë elementi që e sfidon të paktën personin që intervistohet.
“Në intervistë ti e sfidon të paktën profesionalisht”, tha Haxhiu për realizimin e intervistave.
“Intervistën nuk e di ju si gjeneratë a e keni përjetuar me lulet në mes të tavolinës, kur është një kryetar apo një kryeministër që është intervistu nga një gazetar. Intervistës i kanë munguar vetëm lulet si lloj gjesti të mikpritjes së njeriut të parë nga ata të cilët nuk e pyesin, por konstatojnë gjëra që ai dëshiron. Kaq sa i përket intervistës”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
“Nuk po i vjen marre më kerkujna, ky është problemi. Ata e dinë që po bëjnë marre, por nuk kanë turp më për kurgjë”, tha Haxhiu.