Që prej largimit, nga “andaluzianët” e Sevilla, ish-“fantazisti” i “galaktikëve” të Real Madrid, Isco është pa një ekip dhe ditën e sotme duket se “pushimet” e tij do të përfundojnë, teksa është pranën nënshkrimit të “aventurës” së tij të re.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “ylli” spanjoll do të ndërrojë ekip, por jo qytet, teksa ka arritur akordin me rivalët historikë të Sevilla, Real Betis.
Me skuadrën e tij të re, “fantazisti”, 31-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, teksa erdhi në Real Betis, pas kërkesës së vazhdueshme të teknikut të “bardhjeshilëve” spanjollë, Manuel Pellegrini.