Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e komisionit për ekonomi, kur pritej të shqyrtohej raporti vjetor i ndërmarrjes publike Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2022.
Të pranishëm ishin vetëm dy përfaqësues të LVV-së dhe një nga PDK-ja.
Ky numër i deputetëve nuk ishte i mjaftueshëm për ta mbajtur takimin, i cili edhe u shty.