GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

“Mund të sjellet me forcë në Prokurori e të dënohet me burg”- Ekspertët juridik sqarojnë procedurat ligjore për Kurtin si dëshmitar

19/02/2025
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Mund të sjellet me forcë në Prokurori e të dënohet me burg”- Ekspertët juridik sqarojnë procedurat ligjore për Kurtin si dëshmitar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti i cili nuk po i përfill kërkesat e Prokurorisë Speciale, e ka deyruar këtë të fundit që ta urdhëroi Gjykatën Themelore në Prishtinë që ta sjellin me forcë për intervistim si dëshmnitar në rastin e rezervave shtetërore.

Ekspertët juridik kanë treguar për Periskopin se Kurti në rast që refuzon edhe këtë herë të paraqitet mund të burgoset më së shumti 30 ditë.

Avokati Skënder Musa në një prononcim për Periskopin tha se pasi Prokuroria Special e ka lëshuar urdhëresen, Kurti do të shoqërohet me forcë për intervistim dhe pozita e tij nuk e parasheh asnjë lehtësim sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë, pa marrë parasysh pozitën.

“Pasi të parashtrohen ftesa dhe të lëshohet urdhëresa e Gjykatës që me u paraqit në gjykatë. Nëse nuk e respekton ai shoqërohet me anë të policisë, fjala “shoqërohet” i bjen edhe përdorimi i forcës për me çu në Prokurori ose në gjykatë kudo qoftë pa marrë parasysh pozitën sepse kodi i procedurës penale nuk parasheh asnjë lloj lehtësimi për funksionarët e lartë, qofshin politik apo zyrtarë civil. Njëjtë i trajton. Si kryeministri, si qytetari i rëndomt janë të njëjtë para ligjit“, tha Musa për Periskopi.

“Fakti që prokuroria special ka kërku urdhër nga ana e gjykatës e parasheh ligji  dhe realisht ka bërë një diskriminim pozitiv sepse për qytetarët e tjerë nuk kërkon urdhër të gjykatës por në mënyrë automatike i kërkon policies  që më ia sjellë”, shtoi ai.

E në rast se Kurti refuzon edhe këtë herë të paraqitet në Prokurori për intervistim, avokati Xhevdet Smakiqi tha se ai mund të gjobitet prej 250 euro dhe të burgoset më së shumti deri 30 ditë.

Sipas tij refuzimi që Kurti i ka bërë PSRK’së ka dërguar një mesazh të shkelësit e ligjit dhe i ka kontribuar rritjes së krimit në Kosovë.

“Ana procedurale ligjore sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikes së Kosovës është e qartë Kristal, ku tashmë pas refuzimit publik të deshmitarit në këtë rast Albin Kurtit jo vetëm të deshmoi, por duke i kanosur Prokurorët që ata të shkojnë në zyrën e tij nuk lë hapësire që sundimi i ligjit të sfidohet nga askush e as nga një person që bart një funksion të lartë politik. Dispozitat e KPPRK-se neni 132 ka përcaktuar,  normuar hapat se si vepron Prokurori i Shtetit dhe Gjykata pas gjobave prej 250€ lëshohet urdhërarrest dhe dëshmitari sillet me forcë dhe burgoset më së shumti 30 ditë“, tha mes tjerash Smakiqi për Periskopin.

Kujtojmë se qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet më datë 16.12.2024 në ambientet e tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Në ftesën e Prokurorisë që e kishte publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhej ndër të tjera se Kurti është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes.

“Në rast të mosparaqitjes, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje”, shkruhet në thirrjen e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria Speciale.

Deri më tani, Kurti ka pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale. I njëjti, vazhdon të këmbëngul që të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kryeministri.

“Ekziston komunikimi përmes Prokurorisë dhe Kryeministrisë. Nuk mund të merrem paradite e pasdite me këtë çështje. Do të merrem me këtë kur të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar”– kishte deklaruar Kurti.

Megjithëse ka kaluar dy muaj nga data e parë e thirrjes, Prokuroria e kishte shtyrë këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore dhe për të mos u politizuar si çështje.

Tags: Albin KurtiEkspertetprokuroria
ShareTweetShare
Previous Post

Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së

Next Post

Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë

Next Post
Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë

Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë

Lajmet e fundit

Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë – pemë të rrëzuara, ndërtesa të përmbytura

Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë – pemë të rrëzuara, ndërtesa të përmbytura

16/05/2025
Dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e BE-së, për zhvillimet e fundit informohen të hënën nga Kallas

Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Kosovë-Serbi

16/05/2025
26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
Paralajmërohen të reshura gjatë kësaj jave: Temperaturat zbresin eventualisht deri në 13°C

Moti për sot: Shi dhe erëra të fuqishme

16/05/2025
Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë – pemë të rrëzuara, ndërtesa të përmbytura

Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë – pemë të rrëzuara, ndërtesa të përmbytura

16/05/2025
Dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e BE-së, për zhvillimet e fundit informohen të hënën nga Kallas

Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Kosovë-Serbi

16/05/2025
26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.