Trupi gjykyes në rastin “Banjska” mori vendim që ta largojë nga salla hetuesin e rastit Jeton Jetullahu, me arsyetimin se i njëjti më vonë mund të jetë dëshmitar i rastit.
Paraprakisht, mbrojtja e të akuzuarve kërkuan të dinë se kush janë stafi mbështetës i prokurorit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Seanca është duke vazhduar.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 prill ka nisur seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.
Tre të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm, njëjtë si në shqyrtimin fillestar të këtij rasti më 9 tetor të vitit të kaluar.
Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.