Gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani, ka thënë se opozita duhet t’ia japë besimin Albin Kurtit për krijimin e Qeverisë, por pa marrë pjesë në të.
Sipas tij, në këtë mënyrë krijohet shembull i tolerancës, e kundërta e filozofisë së Kurtit.
“Personalisht jam i mendimit që Opozita e Kosovës, të gjithë bashkë, duhet t’ia japin votëbesimin Albin Kurtit. Të krijojnë shembullin e tolerancës, bashkëpunimit, konstruktivitetit, të bëjnë krejt të kundërtën e filozofisë së tij përjashtuese dhe tymnxjerrëse.
Sigurisht pa i marrë pjesë në Qeverinë e tij” – u shpreh ai,transmeton Gazeta Papirus.
Sipas Mulosmanit, Kurti “sa më shumë ta ketë lodrën, aq më keq do ta bëjë punën”.
“Marrja pjesë në Qeveri është pazar, qëndrimi opozitar është dinjitet.
Meqë VV ishte maxhorancë të ndjeshme le ta bëjnë Qeverinë.
Vetëm kështu mund t’ia bjerrin pushtetin Kurtit. Duke ia lënë në dorë. Ai nuk di të qeverisë. Sa më shumë ta ketë lodrën aq më keq do ta bëjë punën” – ka shkruar gazetari.