Përveç eliminimit, Thomas Muller nuk ka ngurruar ta provokoj edhe me fjalë Leo Messin.
“Kundër Messit, gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet sa i përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ka qenë problemi ynë kur ai ishte në Real Madrid”, tha Muller pas ndeshjes me PSG-në. Megjithatë ylli gjerman gjeti pak fjalë të mira edhe për yllin argjentinas.
“E kam respektin më të madh për paraqitjet e Messit në Kupën e Botës. Paraqitjet individuale të Messit në Kupën e Botës ishin mahnitëse. Ai e barti në supe tërë skuadrën. Nuk është e lehtë të luash në një ekip si PSG-ja. Është e vështirë ta arrish një baraspeshë të mirë ekipore”, tha Muller.