Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja u ka rekomanduar deputetëve që të miratojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.
Sipas tij, buxheti i propozuar prej 2,7 miliardë euro është më i larti në historinë e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të projektbuxhetit ka theksuar se në disa mbledhje është shqyrtuar ky Projektligj për ndarjet buxhetore të vitit 2022.
“Kuvendit i rekomandojmë miratim të këtij Projektligji numër 08L066 mbi ndarjet buxhetore 2022. Këtë projektligj e kemi diskutuar gjerë e gjatë është shqyrtuar ka pasur edhe grupe punuese që kanë dëgjuar gjitha këto kërkesa buxhetore. Ka pasur po ashtu edhe konsultime me ministritë e linjës sa i përket kësaj”, ka thënë ai.