Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vizituar sot kryetarin e ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Muja përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka uruar Atiq për marrjen e detyrës së re.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.” – ka shkruar ai.
Muja është shprehur i bindur se Atiq do të jetë i angazhuar dhe i përkushtuar që të punojë në Mitrovicën e Veriut.
“Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm. Punë të mbarë Erden Atiq.” – ka përfunduar ai.