Shenoll Muharremi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për strategjinë e saj të kërkimit të zgjedhjeve të reja, duke theksuar se kjo po e dëmton më shumë partinë.
Ai vlerëson se LVV ka kaluar nga 50.2% në 42.3% në shkurt dhe aktualisht ka rreth 36%, duke paralajmëruar se në zgjedhje të reja mund të arrijë vetëm 25%.
Muharremi e cilëson këtë si një rrugë të rrezikshme për LVV-në dhe për stabilitetin e Kosovës.
E plotë:
Në vend se me i formu institucionet stabile dhe kompetente, LVV duket po kërkon me shku në zgjedhje përsëri. Po a është kjo strategji e zgjuar? A nuk është e qartë që janë në trend të rënies? Kanë qenë në kulm 50.2%. Me 9 shkurt 42.3%.Me matjen e marsit, ka dalë në omnibus rreth 40%. Sot mesiguri është 36% me krizën e rritjes së çmimit të rrymës. Në zgjedhje të reja menjëherë me këtë trend munden me ra, çka po di, deri 32%. Pse nuk i themeloni institucionet stabile por e denoni vetën edhe më shumë? Kjo parti nuk ka me shku më duke u rritur po është rrugës për 25%.
