Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, thotë se është i befasuar nga deklarata e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili gjatë ditës së sotme tha se Kosova ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon
Muharremi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, rritja ekonomike në këtë kohë inflacioni nuk është lajm i mirë dhe sipas tij, Qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme.
“Zv Kryeministri ishte krekosur sot në media që Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon. Më befasojnë dekleratat e tilla.Pikë së pari, rritja ekonomike në kohë inflacioni nuk është lajm i mirë. Masat që qeveria duhet me i ndërmarrë është ulja e aktiviteteve ekonomike me qëllim që të ulet kërkesa. Ky është mjeti i vetëm për masat urgjente afatshkurtëra përmes të cilës luftohet inflacioni. Përate edhe FMN kërkoj nga Kosova të rritë normat e interesit që të luftoj inflacionin super të lartë me një mesatare 11.6% nga 2022. Edhe Adminjstrata e SHBA dhe qeveritë më Europë dhe Banka Qëndrore Europiane ndërmarrin masa të njejta. Dmth e ulin dhe fusin artificialisht ekonominë në recesion për me zbritë shkallën e inflacionit”, shkruan Muharremi.
Sipas Muharremit qeveritarët duhet të dijnë që inflacioni është fenomeni më i dëmshëm për ekonominë, por sipas tij ata po krenohen për gjëra që nuk duhet.
“E ne, me mesatare kaq të lartë dhe me çmime edhe ma të larta të produkteve ushqimore sesa në Europë (për shkak të inportit) po krekosemi që kemi rritje ekonomike. Po themi mes tjerash, “shumë mirë që kërkesa në treg nuk do zvogëlohet dhe çmimet do vazhdojnë të na rriten. Familjet tona do të bëhen edhe më të varfëra!”. Nuk e kuptoj çfarë është kjo krekosje dhe nëse njerëzit më të lartë të qeverisë e kuptojnë çfarë flasin. A dijn ata çfarë po bëjnë dhe veprojnë me politika ekonomike për ta ndalur dhe kontrolluar inflacionin? A janë të vetëdijshëm që inflacioni është fenomeni më i dëmshëm për ekonominë dhe ngjashëm sikurse kanceri famkeq e shkatërron ekonominë dhe varfëron familjen e kosovare”, tha Muharremi.
Muharremi shton se Bislimi po mbillë dyshime që nuk e kupton kërcënimin e inflacionit dhe sipas tij nuk e ka idenë si duhet të luftohet.
“Unë nuk ndajë mendimin sikurse disa media në Kosovë për zv Kryeministrin e parë. Ai më duket person racional. Edhe kur ka deklaruar ditë më parë që migrimi është proces normal dhe është super kritikuar, unë mendoj se e ka thënë të vërtetën. Por sot, me krekosje rreth rritjes ekonomike më brengosë. Për shkak se ai po mbillë dyshime që nuk e kupton kërcënimin e inflacionit dhe aq më shumë nuk ka ide si duhet të luftohet”, shkruan tutje.
“Apo mos edhe është në dijeni për efektet makro-ekonomike por dëshiron të përdorë situatën për poentim politik, që indirekt do tē thotë të manipuloj opinionin publik. Por edhe sikurse mos të kishin inflacion kaq të lartë dhe të kishim një cilël normal ekonomik, dhe në këtë kontekst të kishim rritje, jo çdo rritje ka edhe benefitet për qytetarin dhe bizneset. E në këtë rast, rritja është si pasojë e inflacionit, pra importit dhe çmimeve me të larta të konzumit”, shtoi Muharremi.
Muharremi i thotë Bislimit se qytetarët e vendit presin nga ai të jetë në nivel të detyrës dhe të aplikojë politikat dhe veprimet e duhura që rrisin kapacitetin ekonomik.
“I dashur, ekonomia po rritet, ndoshta edhe 2-3 persona pērfitojnë më shume, por ne shumica, qytetari i vendit, familjet tona po varfërohen. Nga ju presim të jeni në nivel të detyrës dhe aplikoni politikat dhe veprimet e duhura që rrisin kapacitetin tonë ekonomik dhe fuqizojnë qytetarët dhe bizneset”, përfundon Muharremi.