Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pësuar një transformim të rëndësishëm, duke u orientuar drejt një qasjeje më të reformuar dhe moderne.
Kështu vlerësoni analisti Shenoll Muharremi, i cili në një analizën të tij në Facebook tha se udhëheqës si Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bernard Nikaj, Blerta Deliu, Besiana Musmurati, Mimoza Ahmetaj dhe të tjerë, PDK ka dëshmuar ndryshim pozitiv.
Muharremi kujtoi se lista e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte “e vetmja ndër katër partitë e mëdha pa asnjë kandidat me probleme me ligjin.”
Po ashtu, kjo parti, tha Muharremi, ka shënuar përqindjen më të lartë të emrave të rinj në listën zgjedhore.
“Ata që thojnë se PDK nuk është reformu pozitivisht me Bedri Hamzën, Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Uran Ismaijlin, Eliza Hoxha, Bernard Nikajn, Blerta Deliu, Besiana Musmuratin, Mimoza Ahmetajn e shumë fytyra të reja, duhet me u ndalë e me bë një rivlerësim të qartë në kokën e tyre.
Sipas tri organizatave të pavarura, lista e PDK-së për zgjedhjet ishte e vetmja ndër katër partitë e mëdha pa asnjë kandidat me probleme me ligjin. Po ashtu ishte partia me përqindjen më të lartë të emrave të rinj në listë. Sot, me Hamzën, Krasniqin dhe Çitakun, PDK është kryesisht një parti e re, krahasuar me të kaluarën. Prandaj edhe ju kthye votuesi dhe u shpërblyen në zgjedhje me rreth 200,000 vota nga 149k.” – tha Muharremi.
Megjithatë, sipas Muharremit procesi nuk është i përfunduar dhe se “PDK ende bart barrën e së kaluarës”:
“Por kjo nuk nënkupton që puna ka përfunduar. PDK ende bart barrën e së kaluarës, ashtu siç ka edhe kreditë e saj. Reformat duhet me vazhdu, vizioni dhe kauzat duhet me u përditësu, kuadrot e rinj me u fuqizu.
PDK duhet me e çu diskursin prej luftës, UÇK-së dhe Serbisë, te ekonomia, biznesi dhe teknologjia. Të gjithë ata që kanë pas problem me ligjin, duhet me u largu. Një PDK e fortë është një PDK e pastër dhe me integritet.
Memli Krasniqi ka shumë punë përpara. Por me thonë që PDK është ende e vjetra, është totalisht e pasaktë. PDK ka ndryshu për të mirë.
Dhe sot kur dalin njerëzit në shesh e u thojnë tjerëve ‘hajvana’, Bedri Hamza duket si lideri më i matur në vend. Aktualisht, PDK po reflekton maturi dhe përgjegjësi.
Kosovës i duhen stabilitet, maturi dhe bashkim. Dhe aktualisht, asnjë parti nuk është në pozitë më të mirë për me e ofru këtë. Punën e mirë duhet me e përkrahë, reformat dhe ndryshimet pozitive duhet me u inkuraju, se në fund, hajrin do t’ia shohim krejt.”