Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ikja e qytetarëve po ndodhë në Kosovë në mënyrë të heshtur.
Ai në emisionin “Frontal”, në T7 deklaroi se me këtë trend papunësia në Kosovë do të bjerë por sipas tij do të ketë mungesë të fuqisë punëtore.Ikja po ndodhë dhe po ndodh heshturazi. Më duke 104 mijë aplikime për viza pune vetëm tek Ambasada Gjermane në dy muajt e fundit më saktë në dhjetor dhe janar flet për këtë prirje dhe zhgënjim. Sigurisht që po të vazhdojë ky trend papunësia në Kosovë do të bjerë por nuk do të kemi as klasë punëtore për ta fuqizuar ekonominë tonë”, ka thënë ai.,
Më tutje Hamiti fajësoi qeverinë Kurti për largimin e kosovarëve nga Kosova.
Ai tha se kërkesat e shumta të qytetarëve për viza në vendet e tjera tregon humbjen e shpresës për të jetuar në Kosovë.
“Vet fakti që kaq shumë njerëz duan që ta lënë Kosovën dhe të shkojnë të kërkojnë një vend pune në Gjermani apo gjetiu flet për një gjendje kur njerërzit këtu nuk kanë më shpresa tek kjo qeveri. Pse po them rek kjo Qeveri. Sepse ishte kjo Qeveri që mbolli shpresa të larta duke përdorur retoriken e lartë patriotike dhe socialiste”, ka thënë ai.