- Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.
Para pak ditësh Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se mendonte se ndihej e penduar që bëri këtë ndyshim në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se Semi vazhdon të ketë po të njëjtat mendmime dhe na ka treguar se i mungojnë 2 gjëra, flokët e saj dhe vera. Këtë na e ka treguar përsëri në Instastory, ku ka postuar disa video nga pushimet e saj verën që shkoj.