Gjilani ka arritur fitore të ngushtë por tepër të rëndësishme si mysafir i Llapit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupë së Kosovës në futboll.
Mysafirët arritën fitore me rezultat 1-2, që i jep avantazh në ndeshjen e kthimit, të cilën ata e luajnë si vendës.
Granit Jashari hapi sfidën për Gjilanin në minutën e 7, për të dyfishuar më pas Përparim Islami 10 minuta më vonë.
Në minutën e 39, Trimnor Selimi zbuti epërsinë e gjilanasve dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Llapi pati iniciativën, mirëpo jo edhe rastet pasi Gjilani me mbrojtje të organizuar ruajti epërsinë e krijuar.