Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, Ministria e Jashtme e Kosovës po kujton fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve me forcë nën regjimin serb në Kosovë.
”Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet mes tjerash në dedikimin e MPJ-së në Twitter, transmeton klankosova.tv.
Reagimin e saj, MPJD-ja e ka shoqëruar me një imazh nga ekspozita e majit 2019 në Prishtinë, e quajtur ”Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”.
1,024 fëmijë u vranë gjatë luftës në Kosovë, sipas të dhënave të Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Ndërsa mbi 100 ende janë të zhdukur.