Një rast i tmerrshëm dhune në një nga shtëpitë e pleqve në Pejë tronditi gjithë vendi dhe rajonin.
Videoja që mori hov në rrjete sociale paraqet disa infermiere të qendrës që abuzojnë fizikisht një nga banoret në moshe dhe të pambrojtur të qendrës.
Pas videos së rëndë të shpërndarë në rrjetet sociale ku një e moshuar rrihet nga dy punonjëse në qendrën e të moshuarve në Pejë, janë prangosur dhunuesja e dyshuar dhe përgjegjësja e shtëpisë. Kjo e fundit për moskallëzim të ngjarjes në polici.
Mozzik përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga familja e të moshuarës së nëse kanë nevojë për avokat t’i lajmërohen atij.