Jose Mourinho është rikthyer në aksion, derisa tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri.
Trajneri portugez ka vënë firmën me skuadrën turke të Fenerbahçes.
Mourinho pritet të jetë pjesë e Fenerit deri në qershor të vitit 2026.
61-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Romës, nga e cila u shkarkua në janar të këtij viti, pas një fillim sezoni jo të mirë.
Gjatë karrierës së tij, Mourinho ka udhëhequr edhe Tottenhamin, Manchester Unitedin, Real Madridin, Chelsean e Porton.
Ndërkohë, Fenerbahçe gjatë sezonit të kaluar përfundoi në vendin e dytë në tabelë me 99 pikë, tri më pak se Galatasaray në vendin e parë.
Skuadra verdhekaltër nga Stambolli do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, me Mourinhon që qëllim kryesor ka plasmanin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.