Kupa e Botës “Katar 2022” uli siparin me Argjentinën kampione bote, në turneun e fundit madhor të Lionel Messit, që me këtë trofe plotëson palmaresin e tij të pasur .
Ishte një Botëror atipik, si për kohën kur u zhvillua, ashtu edhe për surprizat bënë disa prej skuadrave pjesëmarrëse.
Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, ka dhënë mendimin e saj në rrjetet sociale (Portugalia dhe CR7 u eliminuan që në fazën e 1/8-ave nga Maroku), duke mbrojtur vëllanë e saj.
Portugezja e përgëzoi fituesin, por më parë shprehu mendimin e saj për këtë Botëror:
“Kupa më e keqe e të gjitha kohërave… që për fat të mirë na dha një finale të madhe. Ç’ndeshje! Urime Argjentinës”.
Ajo nuk harroi të vlerësonte Mbappenë, por nga ana tjetër nuk e përmendi Messin.
“Ky djalë është joreal. Ç’e ardhme e ndritur e pret. E pabesueshme.”