Në “Weekend” në Klan Kosova, motra e nderit, Lindita Spaqi ka komentuar ish-banorin e “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili tash është pjesë e BBVA, Gjestin.
Ajo tha se Gjesti është një djalë me edukatë dhe mendje tw hapur, që pavarësisht sfidave asnjëherë nuk ka përdorur fjalë ofenduese ndaj banorëve.
“Unë jam kritike, normal që kur i shoh këto emisione nuk është që ka shumë vlera për të marrë aty, gjuha që përdoret, komunikimi nuk është se janë shumë pedagogjike, por në anën psikologjikë tregon një realitet se si njerëzit funksionojnë, si krijohen raporte, dhe sa është sfiduese me jetu së bashku”, tha Spaqi, transmeton Gazeta Papirus.
“Nuk ka asgjë të keqe të shikosh ndonjë emision, por koha nuk po na premton. Për TV mundohemi lajmet me i pa, pse jo kur ka film dhe emision të mirë e shikojmë”, tha ajo.