Adelina Muja-Brahimi, ish kandidatja për asamble në Komunën e Mitrovicës, nga radhët e VV-së ka reaguar pas raportimit se sigurimi i presidentes ka tentuar t’i nxjerr nga salla gazetarët, mirëpo presidentja Osmani reagoi duke i bërë thirrje që të mos i prekë ata.
Muja-Brahimi që është edhe motra e deputetit nga Mitrovica, Armend Muja, ka sulmuar gazetarët duke thënë se më shumë duken si të dërguar për të nxitur probleme, shkruan Jepi zë.
Ajo e përgëzoi presidenten për veprimin e saj por shtoi se nuk duhet t’i tolerojë kaq shumë.
“Çfarë janë këta gazetarë që pengojnë ceremoni (më shumë duken si të dërguar për nxitje të problemeve) Ku e marrin këtë të drejtë?
I lumtë presidents por jo edhe t’i toleroj kaq”, ka shkruar ajo në një koment në Facebook.