Të enjten mbi Kosovë parashikohet se do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C.
Era pritet të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1-3 m/s.