Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe gjatë ditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h, transmeton MeteoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C.