Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdojë të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira, njofton IHMK.