Instituti Hidrometorologjik i Kosovës:
Bën të ditur qe sot ky do të jëtë Parashikimi i Motit për sot dhe nëser.
Moti për dy ditë 12-13.01.2022
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.