Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, ndërsa temperaturat do do të luhaten nga 1 deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Priten mot kryesisht stabil.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat maksimale pritet të rriten gradualisht, por njëkohësisht ato minimale pritet të ulën gradualisht. Të premtën gjatë ditës më ngrohtë, kurse nga e shtuna pritet të kemi shtim të vranësirave dhe reshje shiu. Nga e diela pritet të kemi edhe reshje bore.