Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.
Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 2 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.