Të dielën në vendin tonë priten reshje bore, ndërsa nga java e ardhshme, paralajmërohet rritje e temperaturave.
Prishtinë Weather njofton se nga e hëna pritet mot i thatë, me diell e vranësira.
Ditët në vazhdim, temperature minimale do të jetë -8 gradë Celsius, që zbresin të shtunën, ndërsa maksimalja, 7 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Në fundjavë ndotësit ajror mbeten më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Ditën e diel, orëve të pasdites me qarkullim më të mirë ajror, që shpërndanë ndotësit, indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.
11.02 – Kryesisht me diell dhe ngrica në mëngjes. Vonë në mbrëmje vransira kalimtare.
12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise
13.02 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.
14.02 – Më shumë intervale me diell, e pasdite edhe vransira kalimtare.
15.02 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale mbesin në vlera negative, të shtunën zbresin edhe deri në -8C, e më pas luhaten ndërmjet -5C e -2C. Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielen me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.
më të ulëta.