Masa edhe më të ftohta ajrore pritet të arrijnë nesër nga veriu dhe verilindja e Kontinentit së bashku me vranësira të herëpashershme të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu, ndërsa në viset më të larta malore shiu pritet të shndërrohet në reshje shqote e bore.
Reshjet pritet të jenë të karakterit lokal dhe gjatë ditës priten edhe intervale kohore me diell. Ka gjasa edhe për ndonjë rrebesh paksa më të fuqishëm në disa vise, por në përgjithësi reshjet pritet të jenë kryesisht të dobëta dhe lokale.
Erërat do të të intensifikohen nga drejtimi i veriut dhe verilindjes dhe do të jenë të ftohta dhe pikërsisht për këtë arsye temperaturat do të bien në malet e larta për të favorizuar fjollat e borës.