Mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell. Deri me 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.
Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin në minimale 13 C deri në maksimalen prej 23 C.
Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër.
Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Sa i përkit temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
.