Në fillim të javës mbetet ftohtë, më shumë kthjellime. Të hënën dhe mërkurën mbrëma mundësi për rrebeshe bore.
Nga e mërkura temperaturat maksimale në rritje.
14.02.2021 – Fusha anticiklonike nga Europa qëndrore do të fillojnë të zbresin nga Mesdheu dhe rajoni ynë në ditët e ardhshme, që mundësojnë të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë kthjellime, mirëpo masat ajrore polare mbeten ende dominante mbi vendin tonë që do të mbajnë motin e ftohtë. Ditën e hënë mbetet mundësia të kemi ndonjë rrebeshe të dobët bore. E mundësi për rrebeshe të dobëta bore mund të kemi sërish të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.E në ndërkohë masa më të ngrohta ajrore, që ditëve të para të javës do të shtrihen nga Europa perëndimore, nga dita e mërkurë fillojnë të arrijnë edhe mbi vendin tonë duke rritur temperaturat maksimale edhe në vlera pozitive.Me motin e qëndrueshëm që parashihet të kemi në ditët e ardhshme, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror do të mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes tokësore, ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e herë herë mund të kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.
15.02 – Shumë ftohtë, me erë pasdite. Pjesërisht vranët me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Në mbrëmje kthjellime.
16.02 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
17.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mbetet ftohtë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, aty këtu me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.18.02 – Paradite pjesërisht vranët, ditën kryesisht me diell.
19.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
Temperaturat minimale pas një rënie edhe deri në -11C, ditëve të ardhshme fillojnë të rriten deri në -2C, të enjten, ndërsa maksimalet gradualisht shënojnë rritje nga 0C, të hënën, deri në 9C ditën e premte.
Edhe ditën e hënë parashihet të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-13m/s, e nga dita e martë kryesisht me qetësi dhe era të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.Shtypja atmosferike do të shënojë rritje shumë lartë mbi vlera normale, e megjithë një tendencë të rënies mbetet mbi vlera normale. /Prishtina Weather/