Mot i ndryshueshëm dhe jo shumë i ngrohtë do të mbretëroj ditën e enjte mbi vend. Do të ketë edhe intervale me diell, por edhe zhvillime të vransirave, që më vonë pasdite japin kushte edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Mot jo shumë i ngrohtë, me diell e vranësira mbetet edhe përgjatë fundjavës mbi vend, pa mundësi për të reshura.
Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 24C e 26C, e ato minimale 11C e 15C, njofton Prishtina Weather.