Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende –vende do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, mesatare dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.