Gjashtë pacientë të cilët po trajtoheshin në repartin E të Klinikës Infektive, u zhvendosën në një hapësirë tjetër.
Kjo për t’u lënë i vetëm, i izoluar një 69-vjecar nga Dragashi, që të premten u pranua si rast i dyshimtë me Lijën e Majmunëve.
Hospitalizimi i këtij të moshuarit u bë për shkak se i njëjti ka ndryshime në lëkurë, derisa burime të televizionit tregojnë se ky qytetar nuk ka pasur historik të udhëtimit.
Lidhur më këtë rast Klan Kosova raportoi në orën e vona të së premtes ku gjatë ditës ky informacion u konfirmua edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë.