GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Mospajtimi i Kurtit me evropianët – krejt çka ndodhi në takimin [e dështuar] në Bruksel

15/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Shumë urgjente? Takimi në Bruksel mbahet sot në këtë orë
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i tetë në kuadër të procesit të dialogut mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, u mbyll pa rezultate. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, tha se kryeministri Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, për dallim prej presidentit Vuçiq, për të cilin pohoi se e ka pranuar propozimin e tyre për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Diplomati Borrell tha dje për media se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet fillimisht njohja de-facto e Kosovës nga shteti i Serbisë, ndërsa Serbia kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ka pasur përpjekje të mëdha, por nuk ka qenë e mundur të tejkalohen dallimet.

“Jemi përpjekur shumë, por, për fat të keq, sot nuk ka qenë e mundur të tejkalohen dallimet”, tha Borrell, duke shtuar se Vuçiq e ka pranuar propozimin e BE-së.

“Ky ka qenë kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë”, tha Borrell dhe vuri në dukje se ai mbështetet edhe nga partnerët amerikanë.

Kryediplomati evropian tha, po ashtu, se situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – nuk është qetësuar ende dhe kërkoi nga të dyja palët që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e saj.

“Nuk mund të qëndrojmë ulur dhe të presim krizën e radhës”.

“Disa hapa janë ndërmarrë nga Kosova dhe ne i mirëpresim. Disa, por ajo nuk e ka përmbushur kërkesën e bërë për shtensionim të plotë”, tha Borrell.

Borrell tha se kjo është koha kur BE-ja po përpiqet të zgjerohet, por theksoi se pa normalizim të marrëdhënieve, “nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë”.

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi hapur se nuk mund të bëjë kompromis me kushtëzimin e vjetër.

“Nuk ka propozim Beogradi. Ka dokument kushtëzues. Nuk mund të ketë kompromis mes propozimit dhe kushtëzimit”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.

Ai tha se ka qenë i vetmi në takim që ka propozuar “një udhërrëfyes të sekuencuar” për zbatimin e Marrëveshjes bazë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt, dhe të aneksit të zbatimit të saj, të dakorduar në Ohër, më 18 mars.

“As nga pala serbe dhe as nga pala e Brukselit” nuk ka pasur kurrfarë dokumentesh si propozime, tha kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së.

“Është për të ardhur keq që emisari evropian, Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë”, tha Kurti.

Ai tha se Lajçak e ka bërë këtë “në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues”.

Shtoi se është gjithmonë i gatshëm të diskutojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se draft-statuti i tij “nuk mund të negociohet nëse, fillimisht, nuk biem dakord për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes”.

“Shpreh gatishmërinë time të plotë që secilin nen të Marrëveshjes bazike, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të Ohrit, jam i interesuar ta zbatojmë një orë e më parë – në plotni, pa asnjë kusht”, tha kryeministri i Kosovës.

Për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës – si mundësi për shtensionimin e situatës atje – Kurti tha se është i interesuar dhe se ato duhet të mbahen duke e respektuar Udhëzimin Administrativ, që ka nxjerrë Qeveria e tij.

Nuk mund ta detyrosh askënd” që të japë dorëheqje, tha Kurti, duke iu referuar kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit se ka qenë Kurti ai që e refuzoi propozimin e evropianëve, duke thënë se i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona – shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

I pyetur nga ta se cili ishte propozimi i BE-së, ai tha se, para së gjithash, flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – “të shohim nëse kemi proces të besueshëm ose jo”.

“Nëse do të konstatonim se procesi është i besueshëm dhe se po shkojmë drejt formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe, ne paralelisht do të nisnim me obligimet tona. Por, pala tjetër nuk ka pranuar”, tha Vuçiq.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit… Ky është thelbi i gjithçkaje”, tha ai.

Marrë parasysh se nuk ka marrëveshje, një gjë e tillë “çon vetëm në probleme më të mëdha”, tha presidenti i Serbisë, por shtoi se bisedimet duhet të vazhdojnë.

Në lidhje me zgjedhjet në veri, ai tha se nëse kryetarët shqiptarë të komunave atje japin dorëheqje, ai “do të japë gjithçka nga vetja” që komuniteti serb të marrë pjesë në procesin e ri zgjedhor, por vuri në dukje se nuk mund të premtojë në emër të tij.

“Para së gjithash, jam i shqetësuar. Nën dy, nuk jam i pakënaqur – së paku, jam i kënaqur që Serbia ka treguar konstruktivitetin e saj, përgjegjësinë dhe vullnetin për t’iu qasur zgjidhjeve të kompromisit… Dhe, nën tre, jam edhe më i shqetësuar për pozitën e popullit serb në Kosovë, pas gjithçkaje që pashë dhe dëgjova sot”, tha Vuçiq.

Ai nuk specifikoi më shumë, por tha se, sigurisht, pret reagimin e BE-së.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, Borrellin dhe Lajçakun.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Për takimin e dështuar të Brukselit, pati reagime të shumta si në sferën politike vendore, edhe në atë ndërkombëtare.

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjim që nuk u arrit ndonjë përparim në rundin e ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

DASH kërkoi që palët të ketë përparim në obligimet ekzistuese, duke përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen së Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Nga DASH-i, kanë deklaruar se dialogu është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë që të mund të ecin para si shtete.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi ai.

 

Tags: kurtitakimiVuçiq
ShareTweetShare
Previous Post

Horoskopi sot, këto janë shenjat më me fat

Next Post

OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Next Post
OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.