Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se fajtori kryesor për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është VV-ja.
Ai ka vlerësuar se dështimi i 13 përpjekjeve për përfundimin e seancës plenare janë dëshmi e dështimit të formacionit politik që ka dalë i pari në zgjedhjet e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se zgjidhjen e bën klasa e përgjegjshme politike.
“Në një situatë kur askush nuk e ka shumicën mbas zgjedhjeve nacionale – domethanë situatë që në Britani të Madhe quhet ‘hung Parliament’ – zgjidhjen e bën klasa e përgjegjshme politike. 13 sesione të pasuksesshme për zgjedhje të Kryetarit/es – që anglezët ‘Speaker of Parliament’ – janë dëshmi e dështimit të formacionit politik që ka dalë i pari në zgjedhjet e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.