GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Mosdekretimi i Kryeprokurorit: Ekspertët thonë se ka rënë numri i hetimeve, kërkojnë proces transparent

08/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Mosdekretimi i Kryeprokurorit: Ekspertët thonë se ka rënë numri i hetimeve, kërkojnë proces transparent
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësit e fushës së drejtësisë, në Kosovë vonesën e dekretimit të Kryeprokurorit të shtetit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, e lidhin me pritjen e vendimeve dhe parashtresave që kanë bërë kandidatët e tjerë që kanë marr pjesë në atë konkurs.

Ata theksojnë se është shumë e rëndësishme për shtetin që sa më parë të ketë Kryeprokurorin e rregullt dhe jo ushtrues detyre.

Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), kanë thënë për Ekonomia Online se në konkursin për Kryeprokuror të shtetit ka pasur mungesë të konsiderueshme të integritetit të procesit.

Sipas tij, në atë kohë kanë qenë se ky proces të kthehet në pikën zero dhe të mosrekomandohet asnjë kandidat për dekretim te presidentja.

“Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile theksonte mungesë të konsiderueshme të integritetit të procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit dhe në atë kohë rekomandonin që procesi për Kryeprokurorin të shtetit të kthehet në pikën zero dhe të mos rekomandohet as një kandidatë për dekretim tekë presidentja. Ndër të tjera ishte edhe ndryshimi i rregullores në aspektet të caktuar të cilat sqarohen edhe në raport. Realisht tani më e pamë se Këshilli Prokurorial i Kosovës tentoj që pa konsultim publikë ta zhvilloj dhe ta miratoj rregulloren për përzgjedhjen e Kryeprokurorit”.

“Mirëpo që pas reagimit të IKD-së do të thotë u tërheq nga rendi i ditës dhe që mbetet do të thotë shpresojmë që në të ardhmen të zhvillohet një proces i konsultimit publik për këtë rregullore në mënyrë që e njëjta të jetë adekuate me legjislacione dhe me Kushtetutën dhe që të ketë mundësi që të nxjerr kandidatin me meritor në procesin për Kryeprokuror të shtetit”, tha ai.

Ai theksoi se sistemit Prokurorial i nevojitet një Kryeprokuror i zgjedhur në mënyrë të rregullt, por sipas tij, në këtë rast është më e rëndësishme që emri i kryeprokurorit të dal nga një proces që nuk është i kontestuar.

“Realisht ligji ushtruesit të detyrës ja njehë të gjitha kompetencat që i ka edhe Kryeprokurori i shtetit, kjo është nëse mund të themi se cilat janë kompetencat ligjorë të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit. Mirëpo prapë se prapë sistemit Prokurorial i nevojitet një Kryeprokuror i rregullt i shtetit i zgjedhur në mënyrë të rregullt për shkak se ai e ka parasysh edhe vizionin për sistemin prokurorial”.

“Duhet ta kemi parasysh se para nevojës për zgjedhjen e një kryeprokurori të shtetit të zgjedhur në mënyrë të rregullt është e domosdoshme që emri i kryeprokurorit të dal nga një proces që nuk është i kontestuar, po flas për kreun e Prokurorit të shtetit, për një institucion kaq të rëndësishëm Kushtetues, një ndër pozitat bazë në sistemin e drejtësisë dhe që në as një rrethanë emri i kryeprokurorit të shtetit nuk guxon të dalë nga një proces me integritet të kontestuar”, tha ai.

Ai tha se mosdekretimi i Kryeprokurorit nga presidentja është bërë për shkak se ajo ka pritur vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes.

“Realisht do të thotë që presidentja ka pritur për vendime të ndryshme deri sa është marr për të mos nxjerr një vendim për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndoshta është në vlerësimin e presidentes se si do të veproj për këtë çështje”.

Edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se vonesat në dekretimin e Kryeprokurorit nga presidentja janë duke u bërë për shkak të pritjes së vendimeve nga ankesat.

“Ajo është duke e pritur vendimin me që ka parashtresa të caktuara të disa nga kandidatët që kanë bashkëpjesëmarrje, kanë marr pjesë bashkë më kandidatin në fjalë për kryeprokuror, që të kryhen ato procedura. Njëra prej tyre është si duket edhe në Gjykatën Kushtetuese. Është për t’u çuditur dhe befasuar pse Gjykata Kushtetuese edhe pas po thuajse një viti nuk ka gjetur kohë që ta trajtoj atë çështje dhe ta jap mundësin që presidentja e vendit ta kryej funksionin e saj kushtetues”, tha ai për EO.

Ai tha se në mungesë të Kryeprokurorit të shtetit, sipas vlerësimeve nga jashtë, ka rënë numri i hetimeve.

Sipas tij, KPK-ja dhe KGjK-ja vendosin për çështje të caktuara, që mund të jenë në interesin e tyre apo të anëtareve të tyre dhe grupacioneve të caktuara.

“Nuk e di disponimin e tyre por unë mendoj që është evidente që tash për tash kemi një strukur të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), madje edhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). Sipas vrojtimeve, vlerësimeve nga jashtë që bëhen serioze të cila kanë një përmbyllje hermetike brenda vetës, vendosin për çështje të caktuara që mbase janë edhe në interesin e tyre, ose të anëtareve të tyre dhe grupacioneve të caktuara në prioritet dhe nepotizëm. Kanë krijuar, mbase një atmosferë që më tepër mund të quhet në teori dhe praktik si atmosferë e një institucioni të rëndësishëm korporative se sa që është atmosferë demokratike e cila me ligjin përkatës i rregullon marrëdhëniet në mesë anëtarëve të këtij grupi të rëndësishëm”.

“Kemi hetime më pak, kemi edhe parashkrime vjetërsim të lëndëve, kemi edhe epilogje të lëndëve të cilat kalojnë përmes prokurorive, prokuroria përpiqet të ja hedhë përgjegjësin gjykatës, gjykata gjykatës së Apelit, ajo gjykatës së lartë, në një rreth vicioz sillen lëndët dhe të drejtat e njerëzve nuk realizohen me vite të tëra”, tha ai.

Tags: osmanivjosa
ShareTweetShare
Previous Post

Policia ndalon 3 persona, të dyshuar për posedim të narkotive (emrat e tyre)

Next Post

Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun

Next Post
Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun

Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.